Iniciativa e socialistëve për atë që ata e quajnë modernizim të parlamentit vijon të prodhojë përplasje politike. Pas Lulëzim Bashës i cili të premten tha se “me këtë akt po i presin krahët reformës, duke ndjekur modelin e rumunëve” reagoi edhe Jorida Tabaku. Sipas saj “frika ndaj SPAK po shtyn PS të kontrollojë drejtësinë! Ky mekanizëm i propozuar thekson Jorida Tabaku, shkel rolin e kuvendit, shkel ligjin por shkel dhe parimin e pavarësisë së këtyre institucioneve.