Shoferët në vendin tonë sërish vijojnë me shkelje të rregullave në rrugë, edhe pas gjobave të vëna. Në autostradën Vlorë-Levan, Levan- Vlorë dhe në BYPASS-in e Vlorës, janë konstatuar shoferë me shpejtësi që variojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h. 53 shoferë të tjerë që kryenin parakalime të gabuara në autostradën Vlorë-Levan e Levan- Vlorë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja.