Një tjetër operacion i SPAK është duke u zhvilluar në Lushnje në zyrat e ndërrmarrjes së Pasurisë Publike, ku sipas informacioneve në pranga kanë rënë disa persona, mes tyre edhe zyrtarë. Nga informacionet e para raportohet se tek të arrestuarit rëndon akuza e korrupsionit. Kjo ndërmarrje ka qenë në hetim prej disa muajsh lidhur me disa tendera në investimet e kanaleve. Ndër të tjera në studion e “Breaking”, ndërsa u raportua për këtë operacion, u bë e ditur se mes të arrestuarve është edhe reku i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.