Top Channel/ Momenti kur nxirret nga liqeni makina e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë
10/07/2025 20:06

Ky është momenti kur polumbarët nxjerrin nga liqeni i Shkopetit makinën e 23-vjeçarit Renis Dobra, pas më shumë se 48 orësh kërkime. Ekipet e zhytjes kërkuan për dy ditë në thellësi të ujit për gjetjen dhe nxjerrjen e makinës, që u hodh në liqen bashkë me trupin e të riut, i cili u gjet pa shenja jete buzë liqenit të Shkopetit, mëngjesin e të mërkurës. 23-vjeçari Renis Dobra humbi kontaktet me familjen të martën dhe pas denoncimit të të atit, policia nisi kërkimet, duket e gjetur të pajetë buzë liqenit. Pas ekzaminimeve të trupit të 23-vjeçarit rezultoi se i riu kishte maviosje në qafë, çka e shtyn grupin hetimor të mendojë se i riu është mbytur nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se trupi ka dalë nga makina kur ajo ka qenë në rënie të lirë për në liqen, si një formë që autorët kishin zgjedhur për të fshehur krimin e rëndë. Policia vijon marrjen në pyetje të familjarëve të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e trupit të 23-vjeçarit dhe e mjetit të tij, që u nxor nga liqeni, si prova që do i shërbejnë hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë për të shkuar te emrat e autorëve. Grupi hetimor po verifikon për një konflikt të kohëve të fundit apo përfshirja e të riut në ndonjë aktivitet të paligjshëm, ndonëse ai dhe familja e tij rezultojnë pa ngarkesa penale.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00