Policia e Lezhës ka goditur dy raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat kanë rënë në pranga 2 shtetas. Në njoftimin për media bëhet e ditur se ata u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.