Ish-ministri Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ai do të jetë në SPAK në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje me dosjen për 21 janarin. Po ashtu Anila Hoxha mëson se Tahiri është thirrur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Alfred Shehu. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.