Top Channel/ Momenti Institucional i Vitit! 2025 nuk u dominua nga një personazh, por nga procese…
31/12/2025 19:46

Top Channel ka shpallur prej vitesh Personazhin e Vitit, por gjate vitit qe po leme pasi ndikimi publik nuk u përqendrua te një individ, por te një proces i gjerë që përfshiu pushtetin, drejtësinë, median dhe shoqërinë. 2025 u karakterizua nga një përballje mes pushtetit dhe llogaridhënies, e zhvilluar në sytë e publikut, duke vendosur në qendër transparencën, përgjegjësinë dhe rolin e institucioneve. Për këtë arsye, Top Channel vendosi ta identifikojë 2025-ën jo me një figurë, por si Momenti Institucional i Vitit, si reflektim mbi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pritshmëritë qytetare. 2025 nuk u dominua nga njw personazh, por nga procese gjithwperfshirwse Prej vitesh, Top Channel ka shpallur në fund të vitit Personazhin e Vitit, si një reflektim editorial mbi figurat që kanë ndikuar më fort në zhvillimet politike, shoqërore dhe institucionale të vendit. Viti 2025, megjithatë, shënoi një ndryshim të thellë në vetë natyrën e ndikimit publik. Ky ishte një vit që nuk u dominua nga veprimet apo vendimmarrjet e një individi të vetëm, por nga një proces i gjerë institucional, i cili përfshiu pushtetin ekzekutiv, institucionet e drejtësisë, politikën, median dhe shoqërinë në tërësi. Gjatë vitit 2025, Shqipëria përjetoi një përballje të hapur mes pushtetit dhe llogaridhënies, e cila u zhvillua jo vetëm në sallat institucionale, por edhe në hapësirën publike, përmes debateve, hetimeve, deklaratave dhe reagimeve që ndikuan drejtpërdrejt klimën politike dhe besimin qytetar. 2025 Ishte një vit ku, institucionet u vunë përballë përgjegjësive të tyre, pushteti u përball me kufijtë e tij, drejtësia u vu në qendër të vëmendjes publike, media u sfidua të informojë me paanshmëri, dhe qytetarët u përfshinë më drejtpërdrejt në debatin mbi shtetin e së drejtës. Për herë të parë pas shumë vitesh, dinamikat institucionale nuk mbetën të mbyllura në prapaskenë, por u zhvilluan në sytë e publikut, duke krijuar një realitet të ri politik dhe shoqëror, ku transparenca, përgjegjësia dhe roli i institucioneve u bënë pjesë e diskutimit të përditshëm. Për këtë arsye, Top Channel ka vendosur që në vitin 2025 të mos personalizojë këtë zhvillim historik, por ta identifikojë atë si Momenti Institucional i Vitit. Ky vendim editorial reflekton bindjen se media ka detyrimin të dokumentojë proceset që formësojnë shoqërinë, pa i reduktuar ato në figura individuale apo interpretime të njëanshme, dhe pa ndërtuar narrativa që mund të humbasin vlefshmërinë me kalimin e kohës. Momenti i Vitit 2025 mbetet, kështu, një periudhë reflektimi kombëtar mbi raportin mes pushtetit dhe drejtësisë, mbi funksionimin e institucioneve dhe mbi pritshmëritë e qytetarëve ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Top Channel do të vazhdojë të informojë publikun me përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet editorial, duke ruajtur pavarësinë e nevojshme për të pasqyruar zhvillimet që kanë rëndësi për shoqërinë shqiptare sot dhe në të ardhmen

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16