Top Channel ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Adrian Nikulajt një ditë më parë në Shëngjin. Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket autori i kamufluar teksa hyn qetësisht nga hyrja anësore e lokalit, përshëndet banakieret dhe zotërinë që ndodhet në lokal, drejtohet drejt objektivit dhe qëllon shtatë herë drejt tij. Vrasësi më pas u largua në qetësi nga vendngjarja.