Banorët e zonës Alimos në kryeqytetin grek janë surprizuar këtë mëngjes kur kanë parë në breg të detit një balenë të vogël që lundronte vetëm pak metra larg bregut. Dyshohet se balena e vogël ka humbur orientimin si pasojë e sonarëve të anijeve luftarake që lundrojnë vetëm pak milje më tej, në bazën ushtarake të Salaminës.