Top Channel/Momenti i frikshëm kur gazetarit të TCH i rrezikohet jeta, i drejtohet arma për ta vrarë
15/10/2023 09:16

Artur Bibes, gazetarit të Top Channel që po ndjek minutë pas minute zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës. Siç tregoi edhe në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në TCH, ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.