Top Channel/ Momente tmerri! Izraeli bombardon Sirinë
16/07/2025 19:27

Izraeli bombardoi këtë të mërkurë selinë e ushtrisë siriane në Damask dhe zonën përreth Pallatit Presidencial, pasi paralajmëroi qeverinë e udhëhequr nga islamistët që ta linte pakicën druzhe të qetë në zemër të Sweidës, ku përleshjet sektare kanë vrarë gati 250 persona. Nga pamjet e publikuara, shihen retë e mëdha të tymit që mbuluan qendrën e Damaskut pas sulmit izraelit, që vrau të paktën 3 persona dhe plagosi 34 të tjerë. Forcat qeveritare siriane hynë të martën në qytetin Sweida, me shumicë druzhe, për të mbikëqyrur një armëpushim të rënë dakord me udhëheqësit e komunitetit druzhe, pas përleshjeve me fiset lokale beduinë, që lanë më shumë se 100 të vdekur. Megjithatë, dëshmitarët raportuan se forcat qeveritare u bashkuan me beduinët në sulmin ndaj luftëtarëve druzhë dhe civilëve në një tërbim të përgjakshëm nëpër qytet. Autoritetet e udhëhequra nga islamistët kanë pasur marrëdhënie të tensionuara me pakicat fetare dhe etnike të Sirisë që kur rrëzuan nga pushteti udhëheqësin e hershëm Bashar al-Assad në dhjetor. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri thirrje Damaskut që t’i “lërë të qetë druzhët në Sweida”. “Siç e kemi bërë të qartë dhe paralajmëruar, Izraeli nuk do t’i braktisë druzhët në Siri dhe do të zbatojë politikën e demilitarizimit për të cilën kemi vendosur“, tha ai në një deklaratë. Forcat siriane duhet të tërhiqen, shtoi ai, dhe premtoi se nuk do të ndalen sulmet ushtarake izraelite derisa kjo të ndodhë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në shkurt se Siria jugore duhet të çmilitarizohet plotësisht, duke paralajmëruar se Izraeli nuk do të pranonte praninë e forcave të qeverisë së udhëhequr nga islamistët pranë territorit që kontrollon.

Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45