Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë për një ndwrhyrje kirurgjikale në këmbë, pasi pësoi lëndime të rënda gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite, sipas raportimeve të medias së Kuvajtit “Al-Jarida”. Raporti mbetet i pakonfirmuar nga burime zyrtare, por sipas gazetës, Khamenei u evakuua nga Irani në fshehtësi të plotë dhe u transportua në Rusi me një avion ushtarak rus.