Po mbahet sot në Kuvend seanca plenare, që vjen pas Javës së Gjelbër. Në nisje të seancës deputetë të opozitës kanë kërkuar që në rend dite të futet edhe çështja e arrestimit në Belgjikë të shefes së Diplomacisë në BE, Federica Mogherini. “Vijnë këtu dhe masterizohen për korrupsion. Është miratuar leje për kampus Kolegji Europës dhënë 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve”, tha Ina Zhupa. “Ndjesë por kjo nuk është procedurë. Sot është një seancë me një rend dite dedikuar çështjeve të evidentuara në komunitete tona, nuk është një seancë e zakonshme ku mund të bëjmë propozime dhe të fusim pika të tjera në rend dite”, tha Niko Peleshi.