Për të ndihmuar maturantët me përgatitjen e tyre për provimet e maturës shtetërore, ka nisur shpërndarja nëpër shkolla e testeve model. Ky proces i ndihmon maturantët edhe nga ana emocionale, pasi testimet kryhen njëjtë si në ditën e provimeve përfundimtare.