Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës ditën e sotme nuk është vërejtur asnjë mjet lundrues të qarkullojë në det, përveç atyre të licencuara. Ditën e djeshme pronarët e 70 mjeteve lundruese kryesisht gomoneve kanë protestuar përpara drejtorisë së Policisë Kufitare, për marrjen e dokumentacioneve dhe daljen në det të mjeteve të tyre detare, pasi shumë prej tyre dispononin dokumenta të rregullta.