Duket e pabesueshme që në vitin 2022 një familje prej 4 personash jeton në këtë gjendje. Kjo është banesa, nëse mund të quhet e tillë e Ramazan Çekrezit në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. 4 persona jetojnë në banesën gjysmë të shembur, ndërsa gjatë dimrit strehohen me plastmas.