Presidenti i Urdhrit të Mjekut i kërkon qytetarëve që të denoncojnë pranë këtij institucioni, i cili i licenson mjekët për rastet e keqtrajtimeve apo neglizhencës mjekësore. Ai thekson se mjekësia nuk është matematikë dhe humbje jete ka edhe për shkak të sistemeve që kemi ngritur. Ndonëse ka hequr vetëm tre licenca, Presidenti i Urdhrit hodhi dyshimet e tij në lidhje me dënimet që gjykatat japin ndaj mjekëve kur ka neglizhencë mjekësore, për shkak të korrupsionit.