Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për dy mjekët e dyshuar për korrupsion , Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, ky i fundit teknik imazherie pranë qendrës spitalore. Akuza dyshon se mjekët i kërkuan një shUmë prej 6 mijë lekë një emigranti , për t’i mundësuar kryerjen e një skaneri pa radhë dhe pa pasur dokumentacionin përkatës.