Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “Arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para shtetasit Fatbardh Dyli, babai i të plagosurit Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë më 27 qershor ku pati katër të vrarë dhe dy të plagosur mes të cilëve edhe 17 vjeçari Dyli.