Me gjithë pritjet e gjata për pranimin e vaksinave në Kosovë, pikërisht ata që janë në vijën e parë të frontit po refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca. Deri tani nga 11 mijë mjekë dhe infermierë janë vaksinuar rreth 5000. Këtë vendim të tyre po e kritikojnë të moshuarit të cilët po shprehin interesim më të madh.