Prej 5 ditësh auditorët e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh pasi studentët e viteve të dyta, të treta, të katërta, të pesta dhe të gjashta kanë bojkotuar që në nisje të vitit të ri akademik. Por këtë të premte bojkotit i janë bashkuar edhe studentët e viteve të para. “Në javën e parë nuk kemi bërë asgjë vetëm leksione. Por tani kur mësuam se si funksionon, si janë kushtet, i bashkohemi dhe ne bojkotit. Jemi viti i parë”, tha një student.