Qyteti i Kukësit sot është zgjuar nga mjegulla e dendur. Mjegulla ka përfshirë të gjithë qytetin e Kukësit, por edhe zonat rreth saj përgjatë luginës. Edhe segmenti rrugor Morini-Kolsh pjesë e “Rrugës së Kombit” është i mbuluar nga mjegulla. Për shkak të prezencës së mjegullës është kufizuar edhe fushëpamja për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, sidomos në autostradë.