Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, mes zhvillimeve të vrullshme në Lindjen e Mesme. Sipas informacioneve përkatëse, biseda është zhvilluar me iniciativën e kryeministrit izraelit. Sipas burimeve pranë zyrës së kryeministrit Mitsotakis , ky i fundit ka theksuar gjatë kësaj bisede se zgjidhja e krizës gjendet tek diplomacia. Kyriakos Mitsotakis theksoi nevojën për de-përshkallëzim të situatës-bëjnë të ditur të njëjtat burime. Ai pranoi se Irani nuk duhet të pajiset me arsenal bërthamor, por theksoi se zgjidhja gjendet përmes diplomacisë dhe se gjëja e fundit që i nevojitet rajonit është hapja e fronteve të reja të luftës.