As zgjedhjet lokale duket se nuk kanë ndryshuar hartën politike të Greqisë pasi në nivelin e qarqeve përsëri ka një epërsi të madhe ,madje që në raundin e parë, të kandidatëve të konservatorëve të Demokracisës së Re dhe paraqitje të dobët të atyre të mbështetur nga opozita. Kështu me mbi 55% të votave të numuruara 6 nga 13 qarqe të vendit janë fituar bindshëm nga kandidatët e mbështetur nga qeveria Mitsotakis ,qarku u Kretës është fituar nga ish guvernatori i mëparshëm i mbështetur nga forca politike të socialistëve dhe të majtëve, kurse edhe në 6 qarqet e tjera udhëheqin përsëri garën kandidatët e djathtë.