Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do ta përdorë samitin e Washingtonit për t`iu ankuar NATO-s për qeverinë e re maqedonase, të cilën e akuzon për mosrepektim të Marrëveshjes së Prespës. Përmes ujdisë së vulosur mes dy vendeve fqinjë qershorin e vitit 2018, Shkupi u pajtua që të ndryshojë emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut dhe Athina hoqi dorë nga vetoja për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.