Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe banesave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur nga Panairi i 89-të Ndërkombëtar i Selanikut, një paketë masash me vlerë 1.6mld euro që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të cilat prekin më shumë se 4 milionë grekë.