Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12/2025 19:56

Në ditën e parë të fushatës është lëshuar për qarkullim ura tjetër mbi lumin Ibër. Gur-themeli i saj u vendos gjatë muajit korrik dhe kjo është ura e dytë në krah të urës kryesore të Ibrit që ndanë qytetin e Mitrovicës. Në përurim, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që i ka hyrë garës me Lëvizjen Vetëvendosje edhe për një mandat tjetër. “Sot është një ditë e gëzuar për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, të të dy brigjeve të lumit Ibër, edhe të pjesës veriore edhe të pjesës jugore, për shkak se e kanë fituar një urë moderne për këmbësorë, pas urës për automjete, në mënyrë që të rritet qarkullimi dhe të ketë sa më shumë mobilitet’, u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. E për urën kryesore, për të cilën Kurti ka premtuar se insiston se do të hapet, tha se duhet diskutim me ndërkombëtarët. “Në çdo takim e përsërisim qëndrimin tonë se ura mbi lumin Ibër duhet të jetë e hapur. Tash, i kemi 77 ura mbi lumin Ibër, shumica dërmuese janë në Kosovë disa prej tyre në Mal të Zi dhe Serbi. E vetmja urë që ka persona të uniformuar mbi të është ajo ura kryesore mbi Ibër. Besoj që nuk ka nevojë që aty të jenë pjesëtarët e KFOR-it, mirëpo këtë çështje e zgjidhim veçse me bashkëbisedim të hapur, me dialog të sinqertë”, tha Kurti. Kurti është kritikuar se pse nuk takon komunitetin serb, për çka tha se problemi nuk është të ai por te “regjimi i Beogradit” e shtoi se ura nuk ka përkatësi etnike. “Ka shumë serbë që takoj, por nuk duan që kjo të bëhet publike, sepse i kontakton BIA nga Beogradi menjëherë. I thonë pse po flet me kryeministrin e Kosovës? Problemi nuk është te unë, por tek regjimi autoritar në Beograd që i kërcënon serbët në Kosovë, që janë bashkëqytetarët e mi. Unë dua që të jem kryeministër, siç edhe jam i të gjithë qytetareve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo religjioze”, u shpreh Kurti. Në fund të muajit gusht, u hap edhe një urë tjetër krah urës kryesore të Ibrit. Ajo urë është e lejueshme për qarkullimin e veturave.

Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
DIGITALB DIGITALB