Thuhet se askush nuk e njeh me të vërtetë një komb pa u futur njëherë brenda burgjeve të tij. ‘Një komb nuk duhet të gjykohet nga mënyra se si i trajton qytetarët e tij shembullorë, por ata më të këqijtë’. Kjo shprehje e Nelson Mandelës e gdhendur brenda një burgu në Shqipëri ka kuptim real dhe domethënëses veçanërisht për dhjetra qytetarë të arrestuar ndër vite për krime të lehta, të cilët nuk e morën dot mëshirën e gjykatave.