Një ngjarje e rëndë e ndodhur në gusht të këtij viti ku një vajzë keniane ra pre e një sulmi fizik në Tiranë është ende e mbuluar me mister. Ishte shoqja e saj e dhomës e cila denoncoi zhdukjen e 22-vjeçares, ndërsa ajo u gjend në orët e para të mëngjesit poshtë pallatit në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja është referuar në prokurori për veprën penale ‘plagosje të rëndë me dashje’.