Ukraina ende nuk e ka zbardhur se si humbën jetën tre pilotë ukrainas që fluturonin mbi Kiev këtë fundjavë. Forcat ajrore ukrainase shkruan në aplikacionin ‘Telegram’ se dy avionë ushtarakë L-39 u përplasën të premten gjatë një misioni luftarak mbi rajonin perëndimor të Zhitomirit në Ukrainë. Një prej tre pilotëve që vdiqen ishte edhe Andriy Pilshchykov, i cili ka bërë fushatë publike që Ukraina të merrte nga perëndiim avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.