Pesëshja diplomatike e përbërë nga emisarët e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë e Italisë pritet të zbarkojë të shtunën në Kosovë e Serbi. Misioni kryesor i tyre është rikthimi i palëve në tryezën e diskutimit pas sulmit terrorist të Banjskës, më 24 shtator. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare presin që emisarët të vijnë me kërkesa të qarta për zbatimin e Marrëveshjes bazë të normalizimit.