Tirana ndizet nga ngjyrat kuqezi dhe flamujtë amerikanë në pritje të vizitës historike të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton. Ish-Presidenti amerikan mbërrin në orët e pasdites. Sipas agjendës, në orën 19.00, Clinton do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.