Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen historike të pagave për profesionistët e shëndetit në të gjithë sistemin shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në komunikimin me median pas mbledhjes së qeverisë, e ka konsideruar këtë vendim historik për fuqizimin dhe mbështetjen e bluzave të bardha dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.