Komisioni parlamentar i ligjeve i dërgon parlamentit kërkesën për të votuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar ndaj presidentit Ilir Meta, pasi sipas grupit parlamentar socialist kreu i shtetit me përfshirjen e tij në fushatën elektorale ka shkelur kushtetutën. Kërkesa e socialistëve në këtë komision mori 14 vota pro ndërsa vetëm një votë ishte kundër.