Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e pasdites rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit edhe në 11 qarqet e tjera, pasi Kukësi ishte mbyllur të shtunën. Palët tashmë kanë 5 ditë kohë për të ankimuar. Ndërkohë nuk kishte asnjë ankesë nga PD e LSI. Ankesa e vetme ishte nga kandidati i pavarur që mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje, Boiken Abazi.