Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për kreditë e buta që ndihmojnë çiftet e reja të cilët kanë vështirësi për strehim. kreu i bashkisë tha gjatë mbledhjes se pavarësisht kohës së vështirë që po kalojmë për shkak të luftës bashkia ka si prioritet ndihmën ndaj personave në nevojë. “Nga thirrja e këtij viti janë deklaruar të rregullta 727 aplikime. Jemi në një stinë lufte, inflacioni dhe krize. Siç qeveria po ndihmon shtresat në nevojë, pensionistët, ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, detyra jonë është, sidomos me familjet e reja, me studentët apo me abonentët e UKT, të bëjmë tonën, për aq sa të zgjasë kjo krizë. Për këto 459 familje të reja i kemi gati që sot, që të deklarohen fitues, ndërkohë që 268 të tjerë ne do t’i kemi në një listë pritje”- tha Veliaj