Ekipi i Kombëtares është nisur këtë të premte drejt Austrisë, për ndeshjet e ardhme miqësore. Skuadra do të vazhdojë atje stërvitjen, për të zhvilluar më pas ndeshjen me Lihtenshtejnin, në 3 qershor, ora 20:00. Ndërkohë, në Hungari, në 7 qershor, ora 19:00, Shqipëria përballet dhe Azerbajxhanin.