Mesditën e së dielës në Lagjen Arbëria një veturë ka shkelur një fëmijë. I mituri i moshës 9 vjeçare u dërgua për trajtim mjekësor e pastaj u lirua meqë lëndimet nuk qenë serioze. Mjetin e drejtonte Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e një raport i policisë vlerësoi se nuk përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës.