Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në organizimin për prezantimin e planit 2021-2023 të përgjigjes ndaj pandemisë dhe impaktit post covid-19. Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu bëri të ditur se edhe muaji tetor, njësoj sikurse shtatori, do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin.