Pas takimit me pensionistët në Gjirokastër, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndalesën e radhës e pati në Përmet. Në këtë takim Rama ishte së bashku me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, që ai e konsideron si shembullin më kuptimplotë se takime të tilla nuk ndodhin më vetëm në bregdet, por në pole të reja të zhvillimit të qëndrueshëm e turizmit gjithëvjetor siç është Parku Kombëtar i Lumit Vjosa.