Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në Kuvend për projektet që priten të përfundohen brenda këtij mandati, duke nisur nga portet, aeroportet dhe hekurudhat. Balluku i dha rëndësi korridorit blu duke thënë se nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati, por një pjesë e tij pritet që të përufundojë. Ndërsa për sektorin hekurudhor, tha se në fund të këtij muaji nis puna për hekurudhën Tiranë-Durrës.