Top Channel/ Ministri tajvanez për Kinën: “Mendohuni dy herë përpara se…”
02/11/2021 15:54

Ministri i jashtëm i Tajvanit kishte një porosi të qartë për vendet në Europë dhe pjesë të tjera të botës, të cilat po krijojnë raporte të ngushta ekonomike dhe politike me Kinën. “Duhet të mendoheni dy herë”, tha Joseph Ëu në një intervistë për REF. “Politika juaj e jashtme mund të bëhet e njëanshme nëse mendoni se jeni të varur nga Kina. Pastaj veprimet, sjelljet, politikat tuaja duhet të jenë të kujdesshme, sepse nuk do të donit t'i rrezikonit mundësitë tuaja të biznesit”, u shpreh ai. Shefi i diplomacisë tajvaneze ishte në një turne europian, në vazhdën e fushatës së ishullit që të ofrohet si një alternativë e vogël krahas politikës autoritare të Kinës. I shkëputur nga Kina pas një lufte civile në vitin 1949, Tajvani e konsideron veten si rajon të pavarur demokratik, ndërsa Kina e sheh si provincën e saj të shkëputur. Ëu nuk e minimizoi rrezikun e një lufte të mundshme mes Tajvanit dhe Kinës, ndërsa foli dhe për angazhimet e SHBA-së ndaj ishullit. Anembanë Europës, vende si Franca dhe Gjermania, gjatë viteve të fundit kanë rritur kritikat ndaj Kinës, por megjithatë, ende kanë kujdes që të mos i rrezikojnë lidhjet e tyre ekonomike me Pekinin dhe qasjen në tregjet kineze. Në Ballkan, Mali i Zi dhe Serbia kanë tërhequr në mënyrë të vecantë investime kineze dhe kanë nënshkruar projekte të mëdha në kuadër të projektit global infrastrukturor të Kinës “Brezi dhe Rruga” ndaj të cilit ka pasur kritika për korrupsion dhe dëme mjedisore.

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46