Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman do të qëndrojë sot, për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë në takim bilateral. Pas takimit, ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.