Ministri i Jashtëm Gjerman, Johann Wadephul, në kuadër të një turi ballkanit, vizitoi edhe Tiranën, duke u pritur nga homologia shqiptare, Elisa Spiropali. Shefi i diplomacisë gjermane në konferencën për shtyp u shpreh se “Shqipëria po tregon vendosmëri drejt Bashkimin Europian, duke patur në krah të saj Gjermaninë dhe BE. Në kushtet kur qëndrimet e Gjermanisë kanë qenë të qarta për forcim të shtetit ligjor në vendin tonë, Top Channel e pyeti ministrin Johann Wadephul se çfarë duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Ai tregoi se ishte takuar me kreun e SPAK Altin Dumani.