Ministri i Financave, Ervin Mete ishte në SPAK këtë të mërkurë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi se nuk dihen ende arsyet e thirrjes pavarësisht se jo zyrtarisht përmendet se një arsye është çështja e inceneratorëve. Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai nuk ka pranuar të prononcohet për mediat.