Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Ioanis Ikonomu po zhvillon një takim me Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur, të pabetuar, të bashkisë Himarë. Një ditë pas pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit që u mbajt në Tiranë, këtë paradite Ikonomu ka mbërritur pranë IEVP-së Durrës, për të takuar Belerin.