Ndryshe nga fjalimi rreth 100 minutësh i kryeministrit Edi Rama me fokusin e ashpër te drejtësia, ministrat kishin një qëllim të përbashkët në punën e tyre përgjatë 2026-ës, përmbushjen e objektivit të qeverisë “Rama 4”, integrimin drejt Bashkimit Evropian. Një nga një, në më pak se 10 minuta kohë secili, ministrat renditën arritjet e dikasterëve që drejtojnë, si dhe planet për vitin 2026, duke paralajmëruar ndëshkime, ndryshime ligjore dhe luftë korrupsionit.