Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka dhënë më shumë detaje mbi marrëveshjen mes OSHEE dhe BERZH për ndërtimin e një nënstacioni të ri energjetik. Projekti synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike në Tiranë, duke rritur sigurinë dhe kapacitetet e rrjetit në një nga zonat me kërkesën më të lartë në vend.