Re të dendura tymi të zi janë shfaqur sërish pasditen e sotme në zonën e Milotit, duke u bërë të dukshme edhe nga superstrada që përshkon këtë zonë. Pamjet tregojnë djegie të materialeve ende të panjohura, një situatë që sipas banorëve po përsëritet vazhdimisht. Nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Djegia e materialeve në këtë zonë është kthyer në një problem të përsëritur, që prej kohësh shqetëson banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit dhe rrezikut që mund të krijojë për qarkullimin.