U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do të paraqesin gjatë ditës së sotme përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e të huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit njé infrastrukturë të re për institucione publike që ende rrinë në mjedise me qera, të cilat nuk kanë infrastrukturën e duhur për të ofruar shërbime të denja.